Nëse Mosbesimi do të kishte një kryeqytet ai padyshim do të ishte Jerusalemi. Aty, askush, askujt, nuk i beson që 2000 e kusur vjet. Ironikisht, Jerusalemi mund të jetë edhe kryeqytet i Besimit. Janë dy miliardë njerëz që besojnë në këtë qytet. Besojnë në histori e jo në të ardhme.