Vendimi i Supremes për vrasjen e policëve para 13 vjetëve, përplas Prokurorinë dhe mbrojtjen - Android

Get it on Google Play

Vendimi i Supremes për vrasjen e policëve para 13 vjetëve, përplas Prokurorinë dhe mbrojtjen - Android

​Seanca e sotme gjyqësore në procesin për vrasjen e dy policëve, që ndodhi para 13 viteve, e për të cilin rast janë të akuzuar Bedri Krasniqi, Alban Dizdari, Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, kishte të bënte me kërkesat e mbrojtësve të të akuzuarve, të cilët kërkuan që aktakuza e Prokurorisë të hidhet poshtë. Kjo për shkak se, sipas avokatëve, provat se këta të akuzuar kanë kryer vrasjen janë të pabaza. Por, një vendim i fundit i Gjykatës Supreme gati çdo seancë të këtij rasti i ndesh avokatët mbrojtës me prokurorin special të EULEX.

07/12/2017 06:41 PM