Votimi në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje "vazhdon i rregullt", thuhet në njoftimin zyrtar të partisë. Por, ajo që vërehet në këtë njoftim është fotoja me të cilin është ilustruar. Arben Vitia shihet duke marrë fletvotimin për të ja dhënë votën Albin Kurtit.