Publicisti Veton Surroi përmes një postimi Facebook ka reaguar ashpër ndaj presidentit Hashim Thaçi. Surroi ka thënë se Thaçi sot ka falë në emrin e tij vrasësit e vajzave Adelina Hajra tre vjeçe dhe Mimoza Hajra nëntë vjeçe. “Vrasësit e vajzave u falën sot nga Hashim Thaçi, ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës”, ka shkruar ai.