Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po thotë se Bashkimi Evropian nuk mund ta mbajë Kosovën të mbyllur gjithmonë. Duke folur për çështjen e vizave, ai tha se hiç më larg se në vitin 2018, kosovarët do të mundë të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë. Në një intervistë për Gazetën Express, kreu i Qeverisë foli edhe për koalicionin qeverisës dhe për atë se a beson që kjo qeveri do ta çojë mandatin e saj deri në fund. Haradinaj tregoi se cila do të jetë kërkesa ndaj Bashkimit Evropian, në takimin e radhës më 18 dhjetor në Bruksel. E dialogu me Serbinë, sipas kryeministrit, duhet të përmbyllet jo më larg se në pranverë të këtij viti. Ai flet edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Thotë se kjo më nuk është në dorën e tij. Por thekson se zgjidhje do të ketë edhe për këtë.