Vodafone Albania prezantoi këtë javë Vodafone Business, një platformë e përparuar teknologjike që u shërben bizneseve dhe nevojave të tyre! Vodafone Business mund të konsiderohet si baza për bizneset që duan të përfitojnë nga transformimi dixhital që po ndodh në botë.
Synimi i Vodafone Business është të ndihmojë bizneset që të përshtaten me teknologjitë dhe nevojat e së ardhmes. Kjo platformë ndihmon bizneset për të shfrytëzuar mundësitë që ofron inovacioni, të zgjerojnë biznesin e tyre dhe të punojnë me më shumë efikasitet se më parë. Ky synim do arrihet duke punuar krah për krah me ta për të kuptuar sfidat me të cilat përballen dhe qëllimet që duan të arrijnë.
Agar Perez, Drejtore e Vodafone Business, theksoi rëndësinë e kësaj platforme: “Kemi nisur një rrugëtim që do të transformojë bizneset shqiptare, qytetet dhe jetët tona. Nuk ka dyshim se bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe Vodafone është në pararojë të këtij revolucioni. Përmes portofolit tonë të plotë të zgjidhjeve me produkte e shërbime, klientët tanë të biznesit do të jenë gjithmonë një hap përpara drejt një të ardhmeje të suksesshme për biznesin e tyre.”
Platforma e parë, që lidh të gjitha pasjisjet inteligjente (IoT), u jep bizneseve vizibilitet dhe kontroll të pajisjeve të tyre. Nuk ka rëndësi nëse jeni një biznes i vogël apo i madh, me ambicie lokale ose globale, pasi platforma është krijuar për t’iu përshtatur të gjitha nevojave që ka një biznes, që nga menaxhimi i aseteve fizike deri tek monitorimi i cilësisë së produktit dhe të dhënave demografike të klientëve.
Vodafone Business është kthyer në partnerin tuaj të biznesit dhe falë ekspertizës në komunikim, platformës globale të IoT dhe shtrirjes së gjerë në nivel global, ky partneritet ju siguron suksesin e biznesit tuaj në epokën dixhitale. Për më shumë rreth Vodafone Business vizitoni www.vodafone.al/biznesi/
03/02/2020 04:10 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë