Volkswagen përshpejton prodhimin e makinave elektrike - Android

Get it on Google Play

Volkswagen përshpejton prodhimin e makinave elektrike - Android

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen, ka përshpejtuar planet për prodhimin dhe shitjen e makinave elektrike. Kompania deklaroi se ka për qëllim të arrijë prodhimin e një milion makinave elektrike deri në fund të vitit 2023, dy vite më herët nga sa ishte planifikuar. Gjiganti gjerman i prodhimit të makinave synon që deri në vitin 2025, […]

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen, ka përshpejtuar planet për prodhimin dhe shitjen e makinave elektrike.

Kompania deklaroi se ka për qëllim të arrijë prodhimin e një milion makinave elektrike deri në fund të vitit 2023, dy vite më herët nga sa ishte planifikuar.

Gjiganti gjerman i prodhimit të makinave synon që deri në vitin 2025, të ketë prodhuar 1,5 milionë makina nga linja e tij elektrike, ID.

Prodhimi i modelit ID.3 nisi në muajin nëntor në qytetin Zwickau. Kjo ishte makina e parë plotësisht elektrike, e prodhuar në masë dhe do të jetë baza e modeleve të ardhshme.

Volkswagen dëshiron të bëhet drejtues i botës për makinat elektrike, por ka përballë konkurentë që kanë hyrë më herët në këtë sektor, si prodhuesi amerikan i makinave, Tesla.

28/12/2019 12:19 PM