Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen, ka përshpejtuar planet për prodhimin dhe shitjen e makinave elektrike.
Kompania deklaroi se ka për qëllim të arrijë prodhimin e një milion makinave elektrike deri në fund të vitit 2023, dy vite më herët nga sa ishte planifikuar.
Gjiganti gjerman i prodhimit të makinave synon që deri në vitin 2025, të ketë prodhuar 1,5 milionë makina nga linja e tij elektrike, ID.
Prodhimi i modelit ID.3 nisi në muajin nëntor në qytetin Zwickau. Kjo ishte makina e parë plotësisht elektrike, e prodhuar në masë dhe do të jetë baza e modeleve të ardhshme.
Volkswagen dëshiron të bëhet drejtues i botës për makinat elektrike, por ka përballë konkurentë që kanë hyrë më herët në këtë sektor, si prodhuesi amerikan i makinave, Tesla.
28/12/2019 12:19 PM
28/12/2019 04:28 PM
28/12/2019 11:36 AM
28/12/2019 10:36 AM
28/12/2019 10:01 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë