Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 30 ditë paraburgim për të miturin L.L., të dyshuar për vrasjen e B. Muharremajt nga Suhareka. Po ashtu, të njëjtën masë, gjykata e ka vendosur edhe ndaj dy të dyshuarve tjerë, po ashtu të mitur, L.L. dhe G.RR., për pjesëmarrjen në përleshjen me thika, të dy ditëve më parë në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, që përfundoi me vdekjen e 17-vjeçarit Muharremaj