Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull I.B. (1951) ka sulmuar me sëpatë gruan e tij S.B. (1965), e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK. Në këtë situatë është përfshirë A.B. (1990), e cila ka tentuar ta parandalojë dhunën, por e njëjta ka përfunduar me lëndime trupore. Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e A.B. është stabile.