Aplikacioni zbuloi një dobësi që lejonte sulmuesit të instalonin një lloj kodi në sistemet operative ‘iOS’ dhe ‘Android’, duke telefonuar në anonimitet një pajisje të caktuar, transmeton lajmi.net.
WhatsApp pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën. Kësisoj, ai u kërkoi të gjithë atyre që të përditësojnë aplikacionin, pasi lansoi një softuer përditësimi ditën e djeshme.
Kompania, e cila është në pronësi të Facebook, tha se sulmi kishte ngjashmëri me ato që zhvillohen kundër agjencive të inteligjencës.
Sipas Financial Times, sulmi u mundësua nga NSO Group, një kompani izraelite e sigurisë në internet dhe inteligjencë.
Përdoruesit që kanë përditësuar tashmë aplikacionin e tyre për të mbrojtur veten, janë përshëndetur me një përditësim që pohon se do t’u lejojë atyre të “shohin njoftimet në madhësi të plotë kur shtypin një mesazh të gjatë”. /Lajmi.net/
14/05/2019 11:01 AM
14/05/2019 08:24 AM
14/05/2019 05:18 PM
14/05/2019 08:29 AM
14/05/2019 08:20 AM
14/05/2019 08:50 PM
14/05/2019 05:14 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë