Kjo do të thotë që përdoruesit do të duhet të marrin masa, në të kundërt nuk do të jenë në gjendje të kenë qasje në WhatsApp, transmeton Ballkan Web.
Pas disa muajsh, në të gjithë celularët që funksionojnë me sistem operativ Windows, WhatsApp do të dalë jashtë përdorimit.
Kompania shpjegoi se kjo do të ndodhë pas 31 dhjetorit 2019. WhatsApp nuk do të përditësojë më aplikacionin për sistemin operativ Windows në smartphone, çka e bën atë të papërdorshëm.
Kjo masë do të prekë edhe disa celularë të tjerë, ata që funksionojnë me sistem operativ Android 2.3.7 dhe më të vjetër, por edhe iPhone me sistem iOS 7 dhe më të vjetër.
09/05/2019 04:28 PM
09/05/2019 02:34 PM
09/05/2019 01:35 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë