Zbulimi i liqenit në Mars, një hap për kolonizimin e planeteve - Android

Get it on Google Play

Zbulimi i liqenit në Mars, një hap për kolonizimin e planeteve - Android

Uji është burimi i jetës. Pa të nuk mund të jetojë asnjë organizëm tokësor. Uji është arsyeja që Saharaja dhe Atakama janë toka djerrë. Kur njerëzit eksploronin planetin tonë, sa herë që gjenin ndonjë ishull apo luginë të re, gjëja e parë ishte kërkimi për ujë të pijshëm. Dhe tani që po i kthejmë sytë […]

The post Zbulimi i liqenit në Mars, një hap për kolonizimin e planeteve? appeared first on Lajmi i Fundit.

Uji është burimi i jetës. Pa të nuk mund të jetojë asnjë organizëm tokësor. Uji është arsyeja që Saharaja dhe Atakama janë toka djerrë.

Kur njerëzit eksploronin planetin tonë, sa herë që gjenin ndonjë ishull apo luginë të re, gjëja e parë ishte kërkimi për ujë të pijshëm. Dhe tani që po i kthejmë sytë nga qielli, duke përfytyruar një të ardhme me eksplorues të guximshëm që do të enden nëpër sistemin diellor, duke kërkuar planetë të jetueshëm, situata ka për të qenë pothuajse njësoj. Trupat qiellorë me ujë do të jenë të parët që do të kolonizohen.

Prandaj, lajmi i fundit që në Mars është gjetur një trup ujor, ka pushtuar imagjinatën e atyre që kanë ëndërruar sa herë që kanë hedhur sytë nga planeti fqinj. Nëse ky zbulim vërtetohet, mundësia e dërgimit të njerëzve në Mars do të shkonte një hap përpara.

Të gjitha mediat e kanë raportuar zbulimin, disa me spekulime për mundësinë e pranisë të jetës në Mars, duke rikthyer kështu atë emocionin për të dërguar njerëz në planetin e kuq. Por cilat prej këtyre lajmeve janë të arsyeshme, cilat ekzagjerime?

Gjëja e parë që duhet mbajtur mend është se shtyrja e kufijve të njohurisë duhet bërë me kujdes. Ky është lajm i botuar nga një ekip i besueshëm dhe i respektuar, por duhet të presim verifikime të tjera para se të festojmë me shishe shampanje. Sepse është edhe fakti shqetësues që sonda SHARAD, e cila i vjen rrotull planetin nëpërmjet Orbituesit Zbulues të NASA-s për Marsin, nuk arriti të gjejë ujë në të njëjtën zonë të planetit./tch

The post Zbulimi i liqenit në Mars, një hap për kolonizimin e planeteve? appeared first on Lajmi i Fundit.

30/07/2018 07:32 PM