Zbulimi i ri, testi i urinës që na tregn sa gjatë do të jetojmë - Android

Get it on Google Play

Zbulimi i ri, testi i urinës që na tregn sa gjatë do të jetojmë - Android

Një test i thjeshtë urinë mund të masë sesa janë plakur organet e trupit tonë, madje edhe sesa kohë na ka mbetur për të jetuar. Shkecëtarët zbuluan një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon dëmtimin e qelizave ndërsa njerëzit fillojnë të plaken. Duke përcaktuar ‘moshën e brendshme’ të njerëzv, mund të jetë e […]

Një test i thjeshtë urinë mund të masë sesa janë plakur organet e trupit tonë, madje edhe sesa kohë na ka mbetur për të jetuar.
Shkecëtarët zbuluan një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon dëmtimin e qelizave ndërsa njerëzit fillojnë të plaken.

Duke përcaktuar ‘moshën e brendshme’ të njerëzv, mund të jetë e mundur që të vlerësohet rreziku nga vuajtja prej sëmundjeve të lidhura me moshën, madje edhe të vdekjes së parakohshme sipas studiuesve.

Teknika efikase e analizës së urinës, e përdorur nga shkencëtarët, e cila ka vlerësuar mostrat deri në 10 individë në një orë, mund të jetë e dobishme në studimet e ardhshme që hetojnë lidhjen ndërmjet 8-oxoGsn dhe plakjes biologjike, shtojnë ata.

Autori i studimit, Dr Jian-Ping Cai, nga Qendra Kombëtare e Gerontologjisë në Kinë, tha: ‘8-oxoGsn i urinës mund të pasqyrojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se mosha jonë kronologjike dhe mund të na ndihmojë të parashikojmë rrezikun e sëmndjeve të moshës.’

03/03/2018 07:31 PM