Zuckerberg u përgjigjet kritikave - Facebook nuk shet të dhënat personale të përdoruesve të tij - Android

Get it on Google Play

Zuckerberg u përgjigjet kritikave - Facebook nuk shet të dhënat personale të përdoruesve të tij - Android

Mark Zuckerberg siguroi edhe një herë se Facebook nuk shiste të dhënat personale të përdoruesve të tij, ai e demonstroi në formën e një leksioni për t’iu përgjigjur kritikave më të fundit në adresë të rrjetit social. ‘’Këto kohët e fundit, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth modelit tonë ekonomik, nisur nga kjo dëshiroj t’ju sqaroj […]

Mark Zuckerberg siguroi edhe një herë se Facebook nuk shiste të dhënat personale të përdoruesve të tij, ai e demonstroi në formën e një leksioni për t’iu përgjigjur kritikave më të fundit në adresë të rrjetit social.

‘’Këto kohët e fundit, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth modelit tonë ekonomik, nisur nga kjo dëshiroj t’ju sqaroj mënyrën e funksionimit tonë’’, shkruante drejtuesi i ri në një faqe gazete publikuar të enjten në mbrëmje nga ‘’Wall Street Journal’’,’’ Le Monde’’ dhe media të tjera europiane, ndërsa Facebook do të festojë 15 vjetorin e krijimit më 4 shkurt.

Duke sqaruar se reklama, themeli i këtij modeli, mundëson për të financuar shërbimin dhe për këtë arsye ta ofrojmë atë falas, bashkë-themeluesi i rrjetit social justifikon mbledhjen e të dhënave personale në këtë mënyrë. Përdoruesit e internetit na thonë se çfarë lloj reklamash duan të shohin, këto të fundit dp të jenë të përshtatshme për ato.

‘’Për këtë gjë, ne duhet të kuptojnë pikat e tyre të interesit’’, përfundon ai .

25/01/2019 12:25 PM