Sokol Balla është larguar zyrtarisht nga Top Channel.
Kjo gjë është konfirmuar nga vetë gazetari, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku uron Vitin e Ri.
Ai thotë se pas 12 vitesh po largohet nga Top Channel, ndërkohë që për momentin nuk ka thënë se ku do të shkojë.
“Uroj qe jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shume kapituj per shume nga ne.
Nje nga ata edhe une. Ne kete fund 2017 dua te uroj se pari koleget e mi te @topchanneltv me te cilet kalova me shume 12 vjet te paharruar, dhe me te cilet rruga ime sot ndahet. Gezuar 2018! Koli”, shkruan Balla.
Megjithatë, me shumë mundësi atë do të shohim në Vizion Plus, pasi raportohet se ka arritur një marrëveshje me pronarët e këtij televizioni.(TemA)
31/12/2017 07:04 PM
31/12/2017 10:16 PM
31/12/2017 10:03 PM
31/12/2017 02:53 PM
31/12/2017 06:55 PM
31/12/2017 11:00 PM
31/12/2017 09:13 PM
31/12/2017 02:59 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë