Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj po i hedh poshtë pretendimet e ministrit të jashtëm serb Ivica Dacic, i cili tha se shumë shtete po e shqyrtojnë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Madje krejt këto, ai po i quan çmenduri të ministrit serb. Zyrtari i MPJ-së, paralajmëroi se shumë shpejt vendit do t’i shtohen njohje të reja. Por, së fundmi, Dacic, tha se edhe Surinami e kishte tërhequr njohjen ndaj Kosovës, derisa zyrtarët qeveritarë mohojnë të kenë pranuar ndonjë i informatë nga ky shtet.