Një kopsht fëmijësh mund të mbetet pa u ndërtuar në Lagjen Kalabria për shkak të neglizhencës së të parit të Kryeqytetit, Shpend Ahmetit. Reth parcelës ku fillimisht është planifikuar ndërtimi ka një proces gjyqësor që ka ndikuar të pezullohet nisja e punimeve. Pikërisht për këtë, Zyra e BE’së i ka kërkuar Ahmetit që të gjejë një zgjidhje tjetër, por kryetari aktual që po pretendon të udhëheqë edhe 4 vjet me Komunën, nuk ka treguar interesim për këtë. Gazeta Express sjell dokumentin që dëshmon neglizhencën e kandidatit të VV’së për ndërtimin e çerdhes në Lagjen Kalabria.