Në Beograd i kanë zbutur fjalët rreth çështjes së njohjes së Liberisë. Pasi Ivica Daciq tha se ky shtet afrikan ka marrë vendim për ta revokuar njohjen e Kosovës, Ministria e Jashtme e Liberisë postoi një njoftim javën që shkoi duke e demantuar këtë. Sot, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bëri të ditur se ka folur në telefon me homologun e tij liberian George Weah por nuk ka thënë se Monrovia ka marrë vendim për anulimin e njohjes. Ai vetëm ka thënë e falënderon këtë shtet për qëndrimin rreth Kosovës.