Teknologjia celulare 5G, që po prezantohet nga kompanitë telefonike, premton të sjellë risi të shumta në shërbimin e telefonisë celulare – nga pajisjet e lidhura te makinat pa shofer – njësoj siç kabllori transformoi televizionin vite më parë me qindra kanale të reja. 5G premton të sjellë një realitet të ri botëror të konkurrencës teknologjike – i cili shoqërohet me dyshimet për sigurinë që kanë ngritur SHBA-të kundër Kinës dhe që kanë shtuar tensionet dhe me habinë e drejtuesve të telekomit që kanë frikë se futja e 5G mund të vonohet.
Çfarë është 5G?
5G funksionon përmes rrjeteve mobile të gjeneratës së pestë ose sistemet wireless (pa kabllo). Do të jetë pasardhësi i 4G, teknologjia e rrjetit actual, të futur në treg në vitin 2009. 5G mund të rezultojë 100 herë më shpejt se 4G, me shpejtësi që arrijnë 10 gigabit për sekondë. Kjo do t’u lejonte konsumatorëve të shkarkonin një film të plotë me rezolucion të lartë në pak sekonda. 5G do të rrisë gjithashtu gjerësinë e përgjithshme të bandës, që do të nevojitet për të akomoduar “internetin e gjërave” – pajisjet e lidhura me të që nga frigoriferë të zgjuar (smart fridge) deri te dritat e trafikut apo qaforet e qenve, që do të dërgojnë dhe marrin të dhëna.
A është aktualisht në përdorim?
Në Korenë e Jugut, në javën e parë të muajit prill, SK Telecom dhe rivalët e tij më të vegjël filluan një shërbim 5G mbarëkombëtar dheSamsung Electronics Co filloi shitjen e një telefoni që përballon teknologjinë 5G. Në të njëjtën ditë, Verizon Communications Inc. nisi shërbimet në Minneapolis dhe Çikago. Rrjeti amerikan nuk ka telefona 5G dhe mund të ofrojë shërbime me shpejtësi të lartë vetëm për klientët me një celular Motorola Z3 që paguajnë 50 dollarë shtesë për një modul. AT & T Inc. lançoi një shërbim 5G në dhjetor, i cili shërben për pajisjet hot-spot. Sprint Corp thotë se do të lançojë shërbim të kufizuar 5G në maj. Më shumë prodhues pritet të prezantojnë telefonat 5G këtë vit në nivel global, duke përfshirë Huawei Technologies Co., ZTE Corp, LG Corp., Lenovo Group Ltd. dheOnePlus.
Kur do të ketë përdorim të gjerë?
Duhet kohë. Edhe nëse jetoni në një nga vendet ku kompanitë që e bëjnë të mundur janë të zënë me shërbime 5G – si SHBA dhe Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina që synojnë rrjetet e hershme tregtare – do të duhen pak vite derisa përhapja gjeografike të jetë mjaftueshëm e madhe për t’ju lejuar të përdorni telefonin tuaj 5G pa u mbështetur në rrjetet aktuale celulare shumicën e kohës.
Cilat janë shqetësimet lidhur me sigurinë?
Ato përqendrohen në mbarëvajtjen e sistemit të ri. 5G nuk është më e lehtë për t’u hakeruar se paraardhëset e saj, por përfundimisht do të lidhë më shumë pajisje. Në këto kushte, mbrojtja nga elementë dashakeqës të jashtëm bëhet shqetësim më i madh. Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët shqetësohen se pajisjet kineze 5G, çipet dhe softueri mund të jenë të përshtatura për të spiunuar në vende të tjera. Në gusht, Australia ndaloi Huawei dhe ZTE Corp të bëhej furnizues me teknologji 5G i operatorëve të saj të telekomunikacionit, duke nxjerrë si argument sigurinë kombëtare. Verizon dhe rivali AT & T Inc.i kanë braktisur planet për të shitur telefonat Huawei. Në vitin 2018, Presidenti i SHBA, Donald Trump bllokoi Broadcom Ltd nga blerja eQualcomm Inc., krijuesi më i madh i celularëve me çip, me frikën se bashkimi do t’i japë Kinës avantazh në garën për të zhvilluar teknologjinë 5G. Në përgjithësi, SHBA dëshiron të mbajë Huawei-nlarg nga 5G.
Çfarë po bëhet tjetër për sigurinë?
U.K., Gjermania, Franca dhe vende të tjera po vlerësojnë nëse duhet apo jo t’i kufizojnë pajisjet kineze të rrjetëzimit. Trump po konsideron një urdhër ekzekutiv që do t’i krijojë barriera Huawei-t për të bërë biznes në SHBA. Ndërkohë, Komisioni Federal i Komunikimeve po shqyrton ndalimin e përdorimit të disa subvencioneve federale për pajisjet e rrjetëzimit nga firmat e dyshuara si një rrezik kombëtar për sigurinë, si Huawei. Disa transportues ruralë e përdorin rrjetin e Huawei-t, për shkak të kostos së ulët.
Cilat janë rreziqet?
Akuzat që Amerika ka ngritur ndaj Huawei-t përfshijnë sabotim industrial – diçka që 5G mund ta lejojë të ndodhë në një shkallë më të madhe, sipas zyrtarëve të SHB.A-së. Por shqetësime të tjera përfshijnë dobësinë e infrastrukturës publike, që mund të çojë në dështim në të ardhmen.
Ndërsa sistemet celulare të sotme lidhin disa pajisje si telefonat dhe kompjuterët tanë, 5G premton një mjedis të pasur me valë radio, ku miliarda çipa, sensorë, kamera dhe pajisje elektronike që na rrethojnë do të ndërlidhen. Deri në vitin 2024, sasia e të dhënave të bartura nga rrjetet celulare do të jetë pesë herë më e madhe se ajo që është sot dhe rrjetet 5G do të mbulojnë më shumë se 40 për qind të popullsisë së botës, sipas Ericsson AB, prodhuesi suedez i rrjeteve wireless. Ai vlerëson se më shumë se 22 miliardë pajisje do të lidhen me internetin e gjërave deri në vitin 2024.
Pse shqetësohen zyrtarët?
Spiunimi – në veçanti lidhjet e dyshuara midis Huawei-t dhe agjencive të inteligjencës të Kinës. Shefi për dixhitalizimin në Bashkimin Evropian, Andrus Ansip, u ka bërë thirrje kompanive që të rishqyrtojnë partneritetet me kompanitë kineze, për shkak të një ligji të inteligjencës, të miratuar në vitin 2017, që thotë se çdo organizatë dhe qytetar duhet të ndihmojnë agjencitë spiune të Pekinit me hetime.
Po çfarë mendojnë kompanitë celulare?
Kompanitë e telekomunikacionit kanë paralajmëruar se shpenzimet do të rriten nëse Huawei nuk është në gjendje të furnizojë pajisjet 5G. Çdo ndalim do të kishte një “implikim domethënës” për shpenzimet e suportuesve evropianë, pasi ata të hapin 5G dhe të krijojnë “vonesë të rëndësishme”, thotë Nick Read, shefi ekzekutiv i Vodafone Group Plc, në janar.
Bloomberg-TemA TV
08/04/2019 05:06 PM
08/04/2019 12:18 PM
08/04/2019 07:11 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë