Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshiron ta ketë në radhët e saj Shpend Ahmetin, kryetarin aktual të Prishtinës. Ahmeti ndodhet në situatë aspak të lakmueshme në partinë e tij, në Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë mundësi po përpiqet ta shfrytëzojë partia e kryeministrit Haradinaj. Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj tradicionalisht kanë pasur raporte të mira mes vete. Madje, para krijimit të FER-it, Ahmeti kishte negociuar kalimin e tij në AAK. Blerim Kuçi, i cili thuhet se po negocion me Ahmetin, ka folur për Express-in. "Po, kemi afërsi me Ahmetin", ka thënë ai