Një javë pasi Raportuesi Special i OKB’së për torturën dhe trajtimin çnjerëzor Nils Melzer qëndroi në Prishtinë, i njëjti ka dalë me një raport për trajtimin e të burgosurve që ndodhen në qendrat e paraburgimit në Kosovë. Eksperti në raportin e tij për burgjet në Kosovë dhe Serbi ka thënë se ka përparime, por thotë se duhen ende angazhime për të luftuar paraburgosjen arbitrare.