Gëzimi i ambasadores turke në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, për nënshtrimin e drejtësisë kosovare ndaj autoriteteve të Erdoganit ka zgjatur vetëm 40 ditë. Prokuroria Speciale ka tërhequr të enjten nga Gjykata kërkesën për ekstradim të Ugur Toksoyt, shtetasit turk të arrestuar më 27 tetor të këtij viti, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të shtetit turk.