“Apokalipsi robotik” i punës tashmë ka filluar - Ja cilat janë disa nga efektet - Android

Get it on Google Play

“Apokalipsi robotik” i punës tashmë ka filluar - Ja cilat janë disa nga efektet - Android

Prej shumë vitesh është folur për apokalipsin robotik dhe inteligjencën artificiale të gatshme për të pushtuar 50% të profesioneve, çka na ka shtyrë të mendojmë se spektri i papunësisë masive papritmas do të shfaqet në një të ardhme të afërt. Natyrisht, gjërat nuk do të shkojnë kështu. Kompanitë nuk do të paralajmërojnë punonjësit e tyre […]

Prej shumë vitesh është folur për apokalipsin robotik dhe inteligjencën artificiale të gatshme për të pushtuar 50% të profesioneve, çka na ka shtyrë të mendojmë se spektri i papunësisë masive papritmas do të shfaqet në një të ardhme të afërt.

Natyrisht, gjërat nuk do të shkojnë kështu. Kompanitë nuk do të paralajmërojnë punonjësit e tyre brenda një dite ose një jave se kjo inteligjencë artificiale ose ky robot i caktuar e ka kthyer punën e tyre në obsolete. Ky do të jetë një proces shumë më gradual. Lajmi i keq është se ky proces tashmë ka filluar dhe efektet e tij tashmë po ndjehen.

Në një studim të kryer nga katër studiues holandezë, dy prej tyre nga Universiteti i Utrecht, informacioni mbi automatizimin e punës u analizua në 36.490 kompani në Holandë, me një fuqi punëtore totale prej 5 milion njerëz, gjatë [periudhës kohore nga 2000 deri në 2016. Të dhënat e marra në konsideratë përfshijnë nivelin e papunësisë, pagat vjetore, përfitimet totale të paguara dhe më shumë.

Analiza tregon se zëvendësimi i punëtorëve nuk bëhet në atë mënyrë dramatike, siç e kishim imagjinuar. Nuk ekzistojnë shkurtime masive nga puna dhe të papritura, por punëtorë që largohen nga detyrat aktuale për në pozicione më pak gratifikuese dhe me paga më të ulëta, të cilët në këtë mënyrë përfundojnë duke u larguar vetë nga puna ose detyrohen të kërkojnë pension të parakohshëm.

Dëmi i vërtetë i automatizmit nuk është pra largimi nga puna në masë, por erozioni i ngadaltë i pagave, ulja e orëve të punës dhe në disa raste edhe zhvendosja e punëtorëve. E gjithë kjo konfirmohet nga studimet e ekonomistit të Universitetit të Bostonit, James Bessen, i cili analizoi ndryshimet midis kompanive që kanë miratuar një politikë automatizimi dhe atyre që janë më tradicionale. Sidoqoftë mund të duket se, në të dyja rastet, zëvendësimi i punëtorëve diktohet nga një qarkullim normal, në ndërmarrjet që mbështeten tek robotët dhe tek inteligjenca artificiale “shkalla e braktisjes nga punëtorët është 8% më e lartë” .

Gjërat nuk do të përmirësohen: sipas një raporti të McKinsey, 75% e kompanive kanë miratuar tashmë politika të automatizimit të punës ose po planifikojnë ta bëjnë këtë së shpejti. Në të njëjtin raport, duhet të theksohet se, si rezultat, numri i punonjësve që largohen nga puna e tyre do të vazhdojë të rritet.

Gradualiteti me të cilin po shpaloset apokalipsi i punës padyshim që ka një aspekt pozitiv: kompania ka më shumë kohë për t’u përgatitur dhe ne nuk do ta gjejmë veten befasisht një ditë me kutitë e sendeve të punës të shoqëruar jashtë nga robotë. Në të njëjtën kohë, vetë fakti që efektet e automatizmit shpalosen pak nga pak, e bën më pak të mundshme krijimin e një vale proteste të përgjithshme që të detyrojë politikën të studiojë për kundërmasa.

Ekziston një aspekt tjetër, po aq i rëndësishëm dhe është pikërisht ajo e pabarazive në rritje. Një krah robotik, një sistem digjital ose një algoritëm i thellë mësimi kushtojnë shumë më pak se një punëtor; në të njëjtën kohë, automatizimi i punës rrit produktivitetin. Këto përfitime shtesë, megjithatë, përfundojnë vetëm në xhepat e drejtuesve më të vjetër në hierarki: “Ne po prodhojmë gjithnjë e më shumë mallra me më pak punë dhe ‘torta’ po bëhet gjithnjë e më e madhe,” shpjegoi Bessen. “Problemi është kush po merr fetat“. (Wired)

19/11/2019 11:22 AM