Skuadra speciale amerikane vendoset në Malin e Zi për të ndaluar sulmet ruse - Android

Get it on Google Play

Skuadra speciale amerikane vendoset në Malin e Zi për të ndaluar sulmet ruse - Android

Në një godinë të mbuluar nga gjethet në Podgoricë, që ka shërbyer si shtab i përgjithshëm i ushtrisë në kohën e komunizmit, një skuadër me ekspertë elitarë kibernetikë nga Shtetet e Bashkuara po punojnë për të hartuar një strategji për të luftuar sulmet kibernetike ruse dhe të vendeve të tjera në prag të zgjedhjeve në […]

Në një godinë të mbuluar nga gjethet në Podgoricë, që ka shërbyer si shtab i përgjithshëm i ushtrisë në kohën e komunizmit, një skuadër me ekspertë elitarë kibernetikë nga Shtetet e Bashkuara po punojnë për të hartuar një strategji për të luftuar sulmet kibernetike ruse dhe të vendeve të tjera në prag të zgjedhjeve në SHBA dhe Mal të Zi në vitin 2020.

Sipas Associated Press, fqinji ynë verior është zgjedhur si bazë e luftës globale kibernetike për shkak të përpjekjes për grusht shteti të Rusisë atje në vitin 2016.

“Ballkani është një zonë strategjike në të cilën Rusia është përpjekur të rivendosë ndikimin e saj historik”, raporton AP. “Moska ishte kundër anëtarësimit të shtetit të vogël në NATO”.

Megjithatë, kur vjen puna për të bërë emra, ministri i Mbrojtjes, Predrag Boskovic, tregohet shumë i kujdesshëm për të mos përmendur askënd, edhe pse pranoi se lufta kibernetike ishte thelbësore për të parandaluar rikthimin e kaosit të fillimit të viteve 1990.

“Amerikanët mund të mësojnë diçka nga ne për sa i përket rreziqeve të mundshme ndaj sistemeve dhe rrjeteve të tyre, sepse Mali i Zi ishte shembulli i vërtetë i një sulmi të gjithanshëm ndaj nesh para zgjedhjeve dhe futjes në NATO”, tha Boskovic.

Një rast tepër i thjeshtë i futjes në sistemin e shtetit ishte përmes një e-maili, që dukej sikur vinte nga një shtet tjetër i NATO-s, por në fakt ishte dërguar nga hakerat.

“Kur punonjësi hapi materialin bashkëngjitur, të gjithë kompjuterët në sistem u prekën dhe hakerat mund të lexonin të gjitha të dhënat dhe komunikimet brenda rrjetit”, tha Boskovic.

SHBA ka bashkëpunuar edhe më parë me Malin e Zi, por edhe Maqedoninë e Veriut, për sigurinë kibernetike. Frika është se Rusia do të përpiqet përsëri të ndërhyjë në zgjedhjet atje.

19/11/2019 05:17 PM