Një prej bashkëpunimeve historike në fushën e teknologjisë i ka ardhur fundi. “eBay” njoftoi se nuk do të punojë më pas vitit 2020 me “PayPal”, shërbimi përmes të cilit janë kryer pagesat për shitjet për vite me radhë.
“Paypal” zëvendësohet me “Adyen”, me të cilën “eBay” ka nënshkruar tashmë një kontratë afatgjatë.
“Adyen” është një kompani për pagesat elektronike me bazë në Amsterdam dhe ka mes partnerëve të saj gjigantë si “Uber”, Netflix” dhe “Spotify”.
Biznesi i Adyen është përqendruar vetëm në ofrimin e shërbimeve të pagesave të prapambetura, si përpunimi i kartës së kreditit për bizneset, kështu që nuk do të shihni asnjë buton pagese “Adyen” që shfaqet në “eBay”.
Por “Adyen” do të bëhet procesori primar i pagesave për vendet e “eBay” në të gjithë botën.
Pas përfundimit të marrëveshjes ekzistuese eBay-PayPal në vitin 2020, “PayPal” do të vijojë të mbetet opsion pagese për blerësit në “eBay”, por nuk do të shfaqet në mënyrë të dukshme përpara opsioneve të debitit dhe kartës së kreditit siç është sot.
“PayPal” ka shënuar një rënie me 12% kohët e fundit.(TemA TV)
02/02/2018 08:19 AM
02/02/2018 11:53 AM
02/02/2018 08:01 AM
02/02/2018 10:24 PM
02/02/2018 07:07 AM
02/02/2018 07:13 AM
02/02/2018 02:49 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë