12 milion njerëz në Hollandë alarmohen nga një mesazh urgjence - Autoritetet konfirmojnë se ishte provë rutinë e sistemit - Android

Get it on Google Play

12 milion njerëz në Hollandë alarmohen nga një mesazh urgjence - Autoritetet konfirmojnë se ishte provë rutinë e sistemit - Android

Hollanda ishte për pak kohë në gjendje paniku të hënën pasi rreth 12 milion njerëz në të gjithë vendin morën një mesazh alarmues (NL-Alert) në telefonat e tyre celular. Sistemi i alarmit është përdorur nga qeveria Hollandeze për të informuar qytetarët rreth fatkeqësive dhe situatave të rrezikshme për jetën në zonën e tyre dhe siguron […]

Hollanda ishte për pak kohë në gjendje paniku të hënën pasi rreth 12 milion njerëz në të gjithë vendin morën një mesazh alarmues (NL-Alert) në telefonat e tyre celular.

Sistemi i alarmit është përdorur nga qeveria Hollandeze për të informuar qytetarët rreth fatkeqësive dhe situatave të rrezikshme për jetën në zonën e tyre dhe siguron udhëzime urgjente.

Mesazhi u shfaq edhe në shenjat e reklamave dixhitale dhe tabelat e nisjes së tranzitit publik, të shoqëruara nga një alarm ajror.

Por ndërsa qytetarët mund të jenë alarmuar nga paralajmërimi, autoritetet Hollandeze kishin konfirmuar tashmë se ishte thjesht një provë rutinore e sistemit.

Hera e fundit që u testua sistemi i paralajmërimit publik ishte në qershor kur afërsisht 11.7 milion njerëz të moshës 12 vjeç e lart morën mesazhin me tekst. Kjo ishte afërsisht 78% e popullsisë së vendit.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se po shikonte se cilat burime ishin më efektive. Greqia, Lituania dhe Rumania janë ndër vendet e tjera europiane që përdorin një sistem alarmi telefonik për të paralajmëruar qytetarët për situata emergjente. (Euronews)

03/12/2019 11:57 AM