SMS-të e qindra miliona njerëzve mund të kenë përfunduar në internet - Android

Get it on Google Play

SMS-të e qindra miliona njerëzve mund të kenë përfunduar në internet - Android

Disa nga mesazhet që ju keni shkëmbyer me të tjerët mund të jenë ekspozuar në internet. Një bazë e të dhënave ku mblidhen që miliona mesazhe private me tekst, SMS, është lënë e hapur në internet për një periudhë të gjatë kohe, thonë një grup ekspertësh të kompanisë vpnMentor, e cila merret me privatësinë online. […]

Disa nga mesazhet që ju keni shkëmbyer me të tjerët mund të jenë ekspozuar në internet.

Një bazë e të dhënave ku mblidhen që miliona mesazhe private me tekst, SMS, është lënë e hapur në internet për një periudhë të gjatë kohe, thonë një grup ekspertësh të kompanisë vpnMentor, e cila merret me privatësinë online.

Firma e mesazheve, TrueDialog, me bazë në Texas, mendohet se është përgjegjëse për rrjedhjen e këtyre të dhënave.

Baza e të dhënave përmbante informacione që kanë të bëjnë me aksesin në shërbimet mjekësore në internet, së bashku me fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesve në faqe si Google dhe Facebook.

Vetë studiuesit që kanë denoncuar rastin thonë se kanë mundur të hyjnë në databazën e mesazheve me tekst, pasi ato ishin jashtë kushteve të sigurisë dhe të pakriptuara.

TrueDialog zakonisht bën të mundur një kanal komunikimi mes bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha si dhe i përdor këto lloj mesazhesh për të dërguar materiale marketingu dhe njoftime urgjente te klientët.

Rreth 5 miliardë është numri i të abonuarve në këtë kompani.

Ekspertët thonë se e kanë vënë në dijeni kompaninë TrueDialog për këtë mangësi në sistemet e saj të ruajtjes së të dhënave, por ajo nuk është përgjigjur asnjëherë. Megjithatë, defekti është korrigjuar.

TechCrunch ekzaminoi natyrën e mesazheve që kanë rrjedhur dhe zbuloi se në to kishte plot të dhëna si numra telefoni, aplikime për universitete, njoftime pune dhe informacione të tjera private.

Ndikimi që mund të ketë kjo rrjedhje të dhënash përfshin qindra miliona përdorues. Ky informacion me vlerë mund t’u shitet palëve të treta”, thonë studiuesit.

Informacioni personal që gjendet në SMS mund të jetë një aset i përhershëm; ai gjithashtu mund të përdoret në skemat e shantazheve dhe të përdoret për vjedhje identiteti dhe mashtrim. / Techxplore-TemA TV/

03/12/2019 03:41 PM