Presidenti Hashim Thaçi thotë se është koha të tregohet lidershipi i duhur dhe të veprohet në interes të shtetit tani që po afrohen ditët për publikimin e Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo sipas Presidentit, duhet të ndodhë duke lënë anash kauzat politike dhe duke u fokusuar në të ardhmen evropiane