Këshilli i Prindërve të Kosovës po e sheh me shqetësim ndotjen alarmante të ajrit në kryeqytet, si dhe përhapjen e gripit sezonal, që po merr përmasa të pothuajse një epidemie, njofton Gazeta Express. Në një prononcim për Expressin, Bajram Beqiri, udhëheqës i këtij Këshilli tha se po presin nga institucionet përgjegjëse që të marrin masat e duhura dhe që të vendoset a do të ndërpritet mësimi.