Aktori i njohur kritikon Facebook - Do lejonte dhe Hitlerin, të bënte reklamë - Android

Get it on Google Play

Aktori i njohur kritikon Facebook - Do lejonte dhe Hitlerin, të bënte reklamë - Android

Komediani britanik Sacha Baron Cohen ka thënë nëse Facebook do të kishte ekzistuar në vitet ’30, do ti sherbente Hitlerit si një platformë për besimet e tij antisemitike. Ylli “Ali G” veçoi kompaninë e mediave sociale në një fjalim në New York. Ai kritikoi gjithashtu Google, Twitter dhe YouTube për nxitjen e “absurditeteve në miliarda […]

Komediani britanik Sacha Baron Cohen ka thënë nëse Facebook do të kishte ekzistuar në vitet ’30, do ti sherbente Hitlerit si një platformë për besimet e tij antisemitike.

Ylli “Ali G” veçoi kompaninë e mediave sociale në një fjalim në New York.

Ai kritikoi gjithashtu Google, Twitter dhe YouTube për nxitjen e “absurditeteve në miliarda njerëz”.

Gjigandët e mediave sociale dhe kompanitë e internetit janë nën presion për të frenuar përhapjen e dezinformatave rreth fushatave politike.

Twitter njoftoi në fund të tetorit se do të ndalojë të gjitha reklamat politike globalisht nga 22 nëntori.

Në fillim të kësaj jave Google tha që nuk do t’i lejojë reklamuesit politikë të synojnë votuesit duke përdorur “mikrotargeting” bazuar në të dhënat e shfletimit ose faktorë të tjerë.

23/11/2019 08:50 PM