Eksperti - NATO do të mbrojë satelitët në hapësirë - Android

Get it on Google Play

Eksperti - NATO do të mbrojë satelitët në hapësirë - Android

Një ekspert i mbrojtjes ka vlerësuar lëvizjen e NATO-s për zhvillimin e politikës për të penguar agresorët e mundshëm në hapësirë, raporton Anadolu Agency. Aleatët e NATO-s ranë dakord në fillim të kësaj jave për të njohur hapësirën si një sferë të re operacionale për Aleancën, krahas sferës ajrore, tokësore, detare dhe atë kibernetike. Bruno […]

Një ekspert i mbrojtjes ka vlerësuar lëvizjen e NATO-s për zhvillimin e politikës për të penguar agresorët e mundshëm në hapësirë, raporton Anadolu Agency.

Aleatët e NATO-s ranë dakord në fillim të kësaj jave për të njohur hapësirën si një sferë të re operacionale për Aleancën, krahas sferës ajrore, tokësore, detare dhe atë kibernetike.

Bruno Lete, një ekspert i lartë i Fondit Gjerman Marshall, i tha AA-së se hapësira po bëhet gjithnjë e më shumë një fushë e shqetësimit ushtarak.

Lete tha se ky shqetësim buron nga satelitët në hapësirë që kanë qëllime ushtarake. Kjo përfshinë satelitët GPS që ndihmojnë tanket, fregatat dhe anijet luftarake të lundrojnë nëpër tokë ose dete.

“Këta satelitë janë të cenueshëm, ata janë thjesht atje, të pambrojtur”, tha ai.

“Franca dhe SHBA-të kanë akuzuar dy oponentët kryesorë të NATO-s, veçanërisht Kinën dhe Rusinë, se kërkojnë të zhvillojnë teknologji që mund të nxjerrin satelitët perëndimorë”, tha ai.

Ai tha se lëvizja e re e NATO-s në hapësirë është të mbrojë infrastrukturën e saj atje, duke nënkuptuar satelitët.

“Unë mendoj se hapi tjetër do të ishte zhvillimi i një politike”, shtoi Lete.

Komenti i liderit francez

Lete shprehu shqetësimin për komentet e presidentit francez, Emmanuel Macron, për NATO-n, i cili tha se Aleancës “i ka vdekur truri”. Sipas tij, Macron bëri atë deklaratë për t’i kënaqur votuesit e tij.

“NATO është ende një fener stabiliteti i një arkitekture të sigurisë që po ndryshon me shpejtësi”, shtoi Lete.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më parë se NATO nuk ka qëllim të vendosë armët në hapësirë dhe qasja e Aleancës ndaj hapësirës do të mbetet plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Kjo shtrirje e fundit e ambicies së saj në hapësirë ka ngjallur një debat nëse do të jetë pjesë e mbrojtjes kolektive të aleatëve të NATO-s, i njohur gjithashtu si neni 5.

NATO nuk ka dhënë një deklaratë të qartë mbi këtë çështje dhe tha se është ende herët të diskutohet zbatueshmëria e nenit 5 në hapësirë.

23/11/2019 01:00 PM