Deputetja e VV-së, Aida Dërguti, pak para nisjes së mbledhjes së VV-së ku pritet të diskutohet fjala e saj “m...” që ia drejtoi Albin Kurtit, ka dhënë dorëheqje, me gjasë për të mos ia dhënë kënaqësinë kryesisë së VV-së për ta shkarkuar. Por, në qëndrimin e saj më të ri rreth përplasjeve brenda VV-së ajo ka bërë një akuzë të re: Kurti dhe Vetëvendosja i përdorin njerëzit si instrumente të tyre.