Malajzia pritet të fillojë së shpejti prodhimin e një automjeti fluturues i cili do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e transportit publik dhe transportit të mallrave, raporton Anadolu Agency.
Ministri për Zhvillimin i Malajzisë, Ridvan Jusuf, tha në një konferencë për mediat në Kuala Lumpur se projekti i vendit të tij për prodhimin e një automjeti fluturues ka hasur në reagime shumë pozitive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.
Ai tha se tashmë ka edhe kompani të interesuara për kryerjen e këtij lloji të transporti, për të shtuar se plani është që automjeti në fjalë të përdoret vetëm në transport publik dhe transportin e mallrave.
Siç bëri të ditur ministri Jusuf, projekti i një automjeti fluturues tashmë është i përpiluar dhe pritet të prezantohet në periudhën e ardhshme.
03/03/2019 08:40 PM
03/03/2019 10:51 AM
03/03/2019 05:25 PM
03/03/2019 04:12 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë