Detajet e aplikacionit më të ri - Chat-i që përdor ngjyrat në vend të fjalëve - Android

Get it on Google Play

Detajet e aplikacionit më të ri - Chat-i që përdor ngjyrat në vend të fjalëve - Android

Sa mirë merreni vesh me miqtë apo me partnerin tuaj, mbi të gjitha a mendoni se kuptoheni në ajër pa shumë fjalë?! Tashmë falë një aplikacioni të ri që revolucionarizon mënyrën tradicionale që jemi mësuar të bisedojmë, ne mund ta provojmë veten në një eksperiment argëtues. Çfarë do të ndodhte nëse do t’i zëvendësonim fjalët […]

Sa mirë merreni vesh me miqtë apo me partnerin tuaj, mbi të gjitha a mendoni se kuptoheni në ajër pa shumë fjalë?! Tashmë falë një aplikacioni të ri që revolucionarizon mënyrën tradicionale që jemi mësuar të bisedojmë, ne mund ta provojmë veten në një eksperiment argëtues.

Çfarë do të ndodhte nëse do t’i zëvendësonim fjalët me ngjyra? Mund ta zbulojmë këtë me Color Chat, një aplikacion për mesazhe të menjëhershme që ndryshon nga më të zakonshmet pasi lejon të bisedosh me të gjithë kontaktet e telefonit duke dërguar vetëm mesazhe pa shkronja, fjalë dhe emocione (emoji).

Në fakt, për të biseduar ne mund të këmbejmë vetëm drejtkëndësha me ngjyra: mjafton thjesht të prekni drejtkëndëshin gri, në këndin e poshtëm të djathtë të ekranit, për të ndryshuar ngjyrën, përmasën e tij dhe për ta dërguar atë në bisedë. Më pas, do të na mbetet vetëm të presim që bashkëbiseduesi tjetër të jetë në gjendje të interpretojë mesazhin tonë dhe të formulojë përgjigjen e tij.

Pa dyshim, dobia e saj është mjaft e diskutueshme. Nuk do të jetë e dobishme të dërgoni mesazhe të rëndësishme ose të konfirmoni një takim, por mund ta konsiderojmë atë një alternativë digjitale për detox për të vënë në lojë veten tonë dhe për të eksperimentuar me një metodë origjinale, por mbi të gjitha të pazakontë të komunikimit.

Në dispozicion falas për iOS dhe Android, Color Chat kërkon regjistrimin e një numri celular gjatë konfigurimit të parë dhe vetëm më vonë, ne do të jemi në gjendje të fillojmë një bisedë të re me kontaktet e tjera, të regjistruara tashmë për shërbimin, të pranishëm në memorien e telefonit. (Wired)

19/12/2019 11:59 AM