Instagram dhe Facebook ndryshojnë politikat - Ja kufizimet e reja për përdoruesit - Android

Get it on Google Play

Instagram dhe Facebook ndryshojnë politikat - Ja kufizimet e reja për përdoruesit - Android

Për herë të parë, Facebook dhe Instagram po vendosin kufizime për llojet e artikujve që markat mund të promovojnë duke përdorur “përmbajtje të markës”. Përmbajtja e markës që promovon cigaret elektronike, produktet e duhanit dhe armët nuk do të lejohen më. Instagrami lejonte reklamuesit të promovonin postime nga influencuesit, ose përdoruesit që punojnë me marka […]

Për herë të parë, Facebook dhe Instagram po vendosin kufizime për llojet e artikujve që markat mund të promovojnë duke përdorur “përmbajtje të markës”.

Përmbajtja e markës që promovon cigaret elektronike, produktet e duhanit dhe armët nuk do të lejohen më.

Instagrami lejonte reklamuesit të promovonin postime nga influencuesit, ose përdoruesit që punojnë me marka për të promovuar shërbime ose produkte. Përdoruesit shohin një etiketë “partneriteti të paguar me” në një postim ku reklamohet një produkt.

Ky ndryshim mbyll një boshllëk në politikat e reklamimit të Facebook dhe Instagram. Edhe pse politikat e reklamave në Facebook kanë ndaluar reklamimin e cigareve elektronike, produkteve të duhanit dhe armëve, përdoruesit privatë mund të bëjnë postimin e tyre.

Kompania tha se do të fillojë zbatimin e rregullit të ri “gjatë javëve të ardhshme.” Një zëdhënës i Instagramit tha që kjo është hera e parë që po zbaton kufizime për llojin e artikujve që mund të promovohen për përmbajtje të markës.

Kompania gjithashtu tha që përmbajtja e markës që promovon mallra të tilla si alkooli ose shtesa diete do të kërkojë “kufizime speciale” pasi politikat e reja të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Sipas Facebook, kompania po ndërton mjete për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjes të respektojnë politikat e reja, si aftësia për të kufizuar se cilat përdorues mund të shohin përmbajtjen e tyre bazuar në moshë.

19/12/2019 11:48 AM