Janë bërë më shumë se dy muaj që kur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ndërruar jetë tre pacientë derisa ishin futur në sallën e operimit. Shkaku i vdekjes së këtyre personave ende nuk dihet, edhe pse analizat e obduksionit të tyre janë bërë muaj më parë. Prokuroria thotë se po i vazhdon hetimet dhe se dyshimet e para çojnë në gazin oksidul (N20), i cili prodhohej pa licencë në Kosovë dhe me të cilin furnizohej QKUK’ja. Një person gjendet në paraburgim, ndërkohë që rezultatet e analizave të autopsisë për të njëjtit tashmë kanë dalë, shkruan Gazeta Express.