FOTOT - “Mund të mbajë 4 pasagjerë”, Hyundai dhe Uber prezantojnë taksinë fluturuese - Android

Get it on Google Play

FOTOT - “Mund të mbajë 4 pasagjerë”, Hyundai dhe Uber prezantojnë taksinë fluturuese - Android

Uber dhe Hyunday kanë bashkuar forcat për të krijuar një flotë me taksi elektrike që fluturojnë. Marka koreano-jugore që prodhon makina do të prodhojë mjete fluturuese, ndërkohë që firma amerikane do të mundësojë shërbimin taksi. Një mjet fluturues koncept është zbuluar për herë të parë në Panairin e Teknologjisë në Las Vegas. Ky mjet mund […]

Uber dhe Hyunday kanë bashkuar forcat për të krijuar një flotë me taksi elektrike që fluturojnë.

Marka koreano-jugore që prodhon makina do të prodhojë mjete fluturuese, ndërkohë që firma amerikane do të mundësojë shërbimin taksi.

Një mjet fluturues koncept është zbuluar për herë të parë në Panairin e Teknologjisë në Las Vegas. Ky mjet mund të mbajë 4 pasagjerë dhe një pilot, ndërkohë që mund të udhëtojë deri në 100 km.

Përfaqësues të Uber-it thonë se “Uber Air” do të lançohet në vitin 2023, ndërsa zëdhënësi i Hyundai ka thënë se pritet që taksitë fluturuese të komercializohen në vitin 2028.

10/01/2020 03:33 PM