Strategji e re 2020-2025 - Rreziqet nga mashtrimet online, në fokus mashtrimet financiare, “phishing”, “spam” - Android

Get it on Google Play

Strategji e re 2020-2025 - Rreziqet nga mashtrimet online, në fokus mashtrimet financiare, “phishing”, “spam” - Android

Mashtrimet nga jashtë veçanërisht në planin financiar do të jenë një prej synimeve të strategjisë së re për mbrojtjen nga krimi kibernetik për 5 vjeçarin e ardhshëm. Strategjia për periudhën 2020-2025 është hedhur tashmë për konsultim publik nga Autoriteti Kombëtar Për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe propozon një seri masash ligjore, administrative e teknologjike […]

Mashtrimet nga jashtë veçanërisht në planin financiar do të jenë një prej synimeve të strategjisë së re për mbrojtjen nga krimi kibernetik për 5 vjeçarin e ardhshëm. Strategjia për periudhën 2020-2025 është hedhur tashmë për konsultim publik nga Autoriteti Kombëtar Për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe propozon një seri masash ligjore, administrative e teknologjike për parandalimin e këtyre risqeve.

Në analizën që bën Agjencia rezulton se Shqipëria ashtu dhe si shtetet e tjera, është në shumë raste viktimë e veprimtarisë keqdashëse kibernetike, të kryer nga aktorë kriminalë, duke përfshirë aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë, që mund të përdorin infrastrukturën e rrjetit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Së bashku me përmirësimin e Internetit, Shqipëria ka parë gjithashtu shfaqjen e formave të ndryshme të krimit kibernetik.

Format e zakonshme të krimit kibernetik që mbizotërojnë në Shqipëri, sipas Autoritetit, përfshijnë mashtrimet që lidhen me fushën financiare, të tilla si “phishing” dhe “spam”, përkatësisht vjedhja e të dhënave personale të individëve apo bizneseve, si dhe dërgimi i publicitetit të padëshiruar.

“Edhe kur individët përgjegjës, për veprimtaritë kriminale kibernetike kundër Republikës së Shqipërisë identifikohen, shpesh është e vështirë për agjencitë e zbatimit të ligjit në Republikën e Shqipërisë dhe organizatat ndërkombëtare, që t’i ndjekin ato kur ato janë në juridiksione të kufizuara”, thekson në analizë Autoriteti Kombëtar Për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Katër pikat kryesore ku do të fokusohet strategjia e Qeverisë për 5 vitet e ardhshme janë: Garantimi i sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, nëpërmjet mbrojtjes së infrastrukturave të informacionit, duke fuqizuar mjetet teknologjike  dhe juridike; Ndërtimi i një mjedisi të sigurt kibernetik, duke ndërgjegjësuar shoqërinë dhe duke ngritur kapacitetet profesionale; Krijimi i mekanizmave të nevojshëm për sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike; Rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike me partnerët strategjikë.

10/01/2020 03:10 PM