Walt Disney vjen me atraksionin më të ri dhe më ambicioz, parkun ‘Star Wars, Galaxy Edge’, i projektuar për të kënaqur adhuruesit e shumtë të sagës fantastiko-shkencore.
“Prej 40 vjetësh, adhuruesit kanë ëndërruar të ecin në një ambient origjinal dhe përfshirës si ai i Star Wars. Më në fund e kanë mundësinë për ta bërë këtë”, u shpreh Margaret Kerrison, përfaqësuese e Walt Disney.
Mënyra se si do ta presë publiku atraksionin më të ri, do të ketë ndikim të madh në financat e kompanisë. Parqet tematike janë ato që gjenerojnë më shumë të ardhura për Disney.
Analistët vlerësojnë se të paktën 1 miliard dollarë janë shpenzuar për ndërtimin e dy versioneve gati identike të “Galaxy’s Edge”.
Parku do të hapë dyert për vizitorët në 1 qershor. (TemA)
30/05/2019 12:53 PM
30/05/2019 07:22 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë