Qeveria kubane ka hartuar një ligj të ri që do të lejojë, duke filluar nga 29 korriku, përdorimin për fitim privat të internetit dhe gjithashtu importimin e pajisjeve të IT-së të lidhura me të, siç janë ruterët. Lajmin e bën të ditur sot e përditshmja “Juventud Rebelde”.
Normativa në fjalë, e botuar sot në gazetën zyrtare, hap një “rreze drite” në sistemin e kontrollit të ngurtë të internetit që e bëri Kubën vendin me aksesin më të vështirë në rrjet dhe në mediat sociale.
Në thelb, siç saktëson gazeta, një individ mund të operojë në një rrjet pa tel dhe të vendosë një antenë të jashtme në ndërtesën e banimit, me një fuqi maksimale prej 100 mW, pasi të ketë marrë një autorizim specifik. Kjo, sipas vëzhguesve vendas, do të bëjë të mundur hapjen e një shërbimi për publikun, si internet-kafetë.
Megjithatë, shteti do të mbajë kontrollin e përgjithshëm mbi aktivitetet e internetit nëpërmjet Etecsa, operatori i vetëm i shërbimeve ekzistuese të telekomunikacionit në Kubë.
30/05/2019 07:00 PM
30/05/2019 07:22 AM
30/05/2019 12:53 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë