Ekuipazhi i aeroplanit presidencial i njohur si “Air Force One”, kanë pranuar të japi një intervistë të rrallë, duke shpalosur disa nga sekretet e këtij avioni
Bëhet fjalë për një nga katër aeroplanët e modifikuar Boeing 747, brenda të cilit mund të “strehohen” zyrtarët e lartë qeveritar, në rast të ndonjë sulmi bërthamor.
Ekuipazhi i këtij aeroplani ka shpalosur disa nga kapacitetet, ndersa sekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, po hipte në aeroplanin E-4B në bazën ajrore Andrews në Maryland të SHBA-ve, për të udhëtuar për në Azi.
“Shpesh e keqkuptojnë, pasi ky aeroplan nuk ka ekrane të ndjeshëm me prekje brenda kabinës së pilotit apo kudo tjetër.
Është i parashikuar të fluturojë në sistemin analog, pasi teknologjia dixhitale do të shkrumbohej gjatë luftës bërthamore”, ka deklaruar një anëtar i ekuipazhit.
Kjo i bën imunë këta lloj të aeroplanëve nga pulset elektromagnetike të gjeneruar nga katastrofa bërthamore.
“Është një lloj Pentagoni në ajër. Ekziston gjithmonë një aeroplan në gjendje gatishmërie që mund të ngjitet në ajër në çdo kohë – 24 orë në ditë, apo shtatë ditë të javës”, ka shtuar anëtari i ekuipazhit për CNBC.
“Nëse e shihni në këtë aspekt, aeroplani praktikisht është qendra komanduese në ajër”, ka thënë një zyrtar i Pentagonit, ndersa ishte brenda këtij aeroplani.
“Aeroplani i apokalipsit” E-4B ndjek pas presidentin e SHBA-ve gjatë udhëtimeve të tij, qofshin ato brenda apo jashtë SHBA-ve.
Ai për herë të parë është futur në përdorim në vitin 1970 dhe pritet të jetë operacional deri më 2039.
31/05/2019 09:22 AM
31/05/2019 08:31 AM
31/05/2019 04:56 PM
31/05/2019 04:56 PM
31/05/2019 10:01 AM
31/05/2019 02:44 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë