FOTOT - Fiat-i i prodhuar në vitin 1969 del në shitje, ka vetëm 17 mijë kilometra - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Fiat-i i prodhuar në vitin 1969 del në shitje, ka vetëm 17 mijë kilometra - Android

Kur u prezantua në vitin 1969, Fiat 128 revolucionarizoi botën e automobilave. Makina e parë e Fiat thuhet se kishte një motor në “hundë” dhe ishte shumë tërheqëse, madje edhe duke fituar titullin “Vetura Europiane e Vitit 1969”. Fatkeqësisht, shumica e veturave të tilla ka kohë që kanë përfunduar në mbeturina, ndërsa ekzemplarët e rrallë […]

Kur u prezantua në vitin 1969, Fiat 128 revolucionarizoi botën e automobilave.

Makina e parë e Fiat thuhet se kishte një motor në “hundë” dhe ishte shumë tërheqëse, madje edhe duke fituar titullin “Vetura Europiane e Vitit 1969”.

Fatkeqësisht, shumica e veturave të tilla ka kohë që kanë përfunduar në mbeturina, ndërsa ekzemplarët e rrallë të mbijetuar janë “gërryer prej kohësh nga ndryshku”.

Kjo është arsyeja pse një reklamë për shitjen e një kopjeje unike e një veture të tillë tingëllon tërheqëse.

Bëhet fjalë për një banorë të Apenineve i cili shet një Fiat 128 me vetë 17,861 km, shkruajnë mediat e huaja.

Thuhet se pronari i parë dhe i vetëm i makinës ishte Giuseppe Pettinicchi, i lindur në 1932, i cili bleu një “128” në një sallë ekspozite të Fiat në Campobasso (në veri të Napolit) në fund të vitit 1973.

Pas vdekjes së tij në fillim të viteve 1980, gruaja e tij Maria parkoi veturën e tyre në një garazh të mbyllur dhe askush tjetër në familje nuk e përdori atë.

11/10/2019 08:50 AM