FOTOT - Inxhinierët në “luftë” me koronavirusin, po ndërtojnë ventilatorët jetikë kundra Covid-19 - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Inxhinierët në “luftë” me koronavirusin, po ndërtojnë ventilatorët jetikë kundra Covid-19 - Android

Çdo pandemi botërore në historinë e njerëzimit ka shtyrë njerëzit që kërkojnë të shpikin kurën magjike që të mund të bënte një mrekulli. Por fatkeqësisht kanë mbetur vetëm të tilla. Megjithatë ata kurrë nuk janë ndalur duke u munduar të shohin zgjidhje në çdo mundësi. Këtë kanë bërë dhe inxhinierët e Worcester në Mbretërinë e […]

Çdo pandemi botërore në historinë e njerëzimit ka shtyrë njerëzit që kërkojnë të shpikin kurën magjike që të mund të bënte një mrekulli. Por fatkeqësisht kanë mbetur vetëm të tilla.

Megjithatë ata kurrë nuk janë ndalur duke u munduar të shohin zgjidhje në çdo mundësi. Këtë kanë bërë dhe inxhinierët e Worcester në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë krijuar nga hiçi ventilator për t’i vendosur në spitale ku ndodhen të sëmurët me Coronavirus.

Ata kanë komunikuar edhe me ish-oficerin mjekësor të Ushtrisë në Uells, i cili i është bashkuar nismës për të krijuar pajisjet më të sofistikuara për pacientët që ndodhe në gjendje kritike për jetën.

Jo më pak se 3000 kompani, të mëdha e të vogla, kanë shtrirë dorën për të dhënën ndihmën e tyre. Këto pajisje të reja që do t’i hyjnë në punë të sëmurëve, nuk do të kenë nevojë për energji elektrike, që transporti i tyre të jetë sa më i lehtë nga një dhomë në tjetrën.

Sipas qeverisë kjo makineri do të pompojë rreth 400 ml ajër në mushkëri, 12 herë në minutë, me presion dhe shpejtësi në varësi të gjendjes së pacientit, që ka problem të theksuara me frymëmarrjen.

“Po përpiqemi të ndërtojmë 100 në ditë,” tha një inxhinier, i cili  gjithashtu u shpreh se kurrë më parë nuk e kanë bërë diçka të tillë. (TemA)

25/03/2020 12:00 PM