Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat - Android

Get it on Google Play

Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat - Android

Në janar Dell prezantoi një softuer të quajtur Mobile Connect dhe premtoi që në pranverë do të jetë i disponueshëm edhe në iPhone. Prodhuesi i kompjuterëve ka përditësuar Mobile Connect për të ofruar transferimin e përmbajtjes mes iPhone dhe kompjuterit tuaj Dell por jo vetëm. Përdoruesit mund të komandojnë iPhone e tyre direkt nga kompjuteri. […]

The post Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat appeared first on Gazeta Express.

Në janar Dell prezantoi një softuer të quajtur Mobile Connect dhe premtoi që në pranverë do të jetë i disponueshëm edhe në iPhone.

Prodhuesi i kompjuterëve ka përditësuar Mobile Connect për të ofruar transferimin e përmbajtjes mes iPhone dhe kompjuterit tuaj Dell por jo vetëm.

Përdoruesit mund të komandojnë iPhone e tyre direkt nga kompjuteri. Shkëmbimi i përmbajtjeve është i kufizuar në vetëm foto dhe video por besojmë se është e mjaftueshme duke qenë se shumica e përdoruesve duan të ruajnë fotot në telefon.

Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje.

Me ndryshimet e fundit Mobile Connect tashmë ofrojnë funksionalitete të njëjta mes përdoruesve Android dhe atyre të iPhone. Aktualisht aplikacioni i Dell është një opsion më i mirë krahasuar me Microsoft Your Phone. /PCWorld Albanian

The post Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat appeared first on Gazeta Express.

25/03/2020 10:22 PM