FOTOT - Nga Hummer ushtrie në makinë për… plazh - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Nga Hummer ushtrie në makinë për… plazh - Android

Ky është një Hummer gjigant, që për dallim nga ndërtimi që t’i shërbejë nevojave ushtarake, është kthyer në makinë për lëvizje nëpër plazh. Kjo makinë, është prodhuar më 1987. Brenda kapakut ka mbetur i njëjti motor me 6.5 litra, derisa pjesa e jashtme, është lyer me ngjyrë të kaltër të lehtë, tapiceria dhe karriget janë […]

Ky është një Hummer gjigant, që për dallim nga ndërtimi që t’i shërbejë nevojave ushtarake, është kthyer në makinë për lëvizje nëpër plazh.

Kjo makinë, është prodhuar më 1987.

Brenda kapakut ka mbetur i njëjti motor me 6.5 litra, derisa pjesa e jashtme, është lyer me ngjyrë të kaltër të lehtë, tapiceria dhe karriget janë mbuluar me material që i reziston shiut, ndërsa ka një timon të rrethuar me shirit.

Anash rrotave janë vënë disqe të bardha, derisa sipër konstruktit të xhamit të përparmë, janë vënë edhe një palë drita të fuqishme.

Të interesuarit për këtë Hammer, që ka dyer praktike druri, mund ta blejnë në ankandin që zhvillohet në Floridë të Shteteve të Bashkuara, megjithëse nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë. (TemA)

28/12/2019 10:36 AM