FOTOT - Njihuni me bishën e re të McLaren - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Njihuni me bishën e re të McLaren - Android

Fotot e McLaren Vision GT kanë dalë në internet shumë më herët se të prezantohet zyrtarisht. Imazhet e postuara në llogarinë Supercarpress në Instagram, e shfaqin këtë makinë  që ka ngjashmëri shumë të madhe me modelin Senna, shumë më parë se që pritej. Kjo hiper-makinë, thuhet që është punuar special për një klient, që e […]

Fotot e McLaren Vision GT kanë dalë në internet shumë më herët se të prezantohet zyrtarisht.

Imazhet e postuara në llogarinë Supercarpress në Instagram, e shfaqin këtë makinë  që ka ngjashmëri shumë të madhe me modelin Senna, shumë më parë se që pritej.

Kjo hiper-makinë, thuhet që është punuar special për një klient, që e ka porositur.

Bashke me imazhet që tregojnë dizajnin, është edhe një tjetër ku Vision GT shfaqet i kamufluar, duke u testuar në rrugë.

Nëpërmjet Vision GT, McLaren do të rivalizojë me Aston Martin Valkyrie dhe Mercedes-AMG One, si një makinë me stil shumë të mirë.  (TemA)

02/10/2019 09:43 AM