SHENIM - Pse TV Klan refuzon të fikë sinjalin e antenave analoge - Android

Get it on Google Play

SHENIM - Pse TV Klan refuzon të fikë sinjalin e antenave analoge - Android

Sipas një vendimi të lajmëruar në kohë në media nga AMA, sot duhet të ishte dita e parë që transmetimet televizive analoge në Qarkun e Tiranës dhe Durrësit duhet të fikeshin.  Vendimi është zbatuar nga shumica e operatorëve televiziv përveç TV Klan. Gentian Sala, kryetar i AMA-s, deklaron se nuk ka kthim prapa dhe i […]

Sipas një vendimi të lajmëruar në kohë në media nga AMA, sot duhet të ishte dita e parë që transmetimet televizive analoge në Qarkun e Tiranës dhe Durrësit duhet të fikeshin. 

Vendimi është zbatuar nga shumica e operatorëve televiziv përveç TV Klan.

Gentian Sala, kryetar i AMA-s, deklaron se nuk ka kthim prapa dhe i bën apel televizioneve që të zbatojnë ligjin.

“Unë dua të bëj të ditur që digjitalizimi nuk ka më kthim prapa, televizionet kanë bërë investime të jashtëzakonshme, qytetarët kanë benefite të jashtë zakonshme, janë 38 kanale pa pagesë përveç atyre që ofrojnë platformat, unë do ju bëja thirrje televizioneve që të respektojnë ligjin dhe sa më parë ato që kanë ngelur të mbyllin transmetimet analoge”, shprehet kryetar i AMA-s, Gentian Sala.

Por pavarësisht kësaj, duket se TV Klan po i reziston vendimit për fikjen e sinjalit dhe vendimit të AMA.

Kjo situate është anormale dhe është sfidim i ligjit, ndërkohë që AMA nuk ka pse pret të binden pronarët e TV Klanit për të fikur sinjalin, por duhet t’u fikë atyre sinjalin dhe t’i gjobisë sipas ligjit.

Mos fikja e sinjalit nga TV Klan, i vë televizionet e tjera në pozita të pabarabarta me Klanin, pasi ai transmeton edhe në frekuenca analoge, dhe në atë digitale, dhe kjo është shkelje e barazisë në treg, për të cilin dikush duhet të përgjigjet.

Një vitë më parë, kur u njoftua fikja e sinjalit për këto dy qarqe, pati protesta nga qytetarët që nuk ishin njoftuar në kohë për të blerë marrësit digital.

Pas një viti kjo situatë nuk ka më kuptim, pasi vet AMA ka shpenzuar miliona lekë reklamë për të njoftuar qyetarët.

Vetë TV Klan ka trasmetuar këtë reklamë.

Refuzimi për ta fikur sinjalin, përveçse është një sfidë ndaj ligjit me mbështetje politike, është dhe një cënim i konkurencës së ndershme në tregun televiziv.

 

 

02/10/2019 03:56 PM