Në Kaliforninë e Jugut dhe në Arizona, banorët mbetën të tmerruar dhe pa fjalë për pamjet që panë në qiell mbrëmjen e së premtes, kur drita të bardha u shfaqën në qiell.
Të gjithë nuk hezituan të kapnin pamjet e rralla nga qielli dhe t’i postonin në rrjetet sociale dhe shumica shkruante se bëhej fjalë për jashtëtokësorë.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për asgjë të tillë, pasi SpaceX lëshoi 10 satelitë në orbitën e Tokës.
Një raketë e ripërdorur SpaceX mbarti 10 satelitë për në orbitë nga Kalifornia, duke lënë pas një bisht misteri dhe mrekullie ndërsa u ngjit në hapësirë.
Satelitët i përkasin sistemit Irridium të gjeneratës së dytë, i cili është një rrjet satelitësh që mbulon të gjithë botën dhe ofron shërbime komunikimi.
23/12/2017 03:35 PM
23/12/2017 07:54 AM
23/12/2017 03:05 AM
23/12/2017 09:51 PM
23/12/2017 07:59 AM
23/12/2017 10:18 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë