Aplikacioni do të monitorojë cilat programe janë të instaluara në telefonat e personave vullnetarë, koha e shpenzuar në to, vendin prej nga personi vjen dhe të dhëna shtesë në lidhje me aplikacionet, transmeton lajmi.net.
Lansimi i ‘Study’ vjen disa muaj pasi aplikacioni i fundit i kompanisë për monitorimin e përdoruesve, ‘Facebook Research’, u mbyll për shkak të polemikave të mëdha, në depërtim më të thellë të të dhënave private.
Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për përdoruesit që kanë 18 ose më shumë vjet, gjersa do të jetë i disponueshëm vetëm për sistemin operativ ‘Android’.
Mosha e përdoruesve do të verifikohet përmes moshës së përcaktuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’.
Facebook nuk ka treguar ende shumën e saktë që do paguajë përdoruesit që do ndërmarrin këtë iniciativë, por në një postim në blog thotë se “të gjithë përdoruesit do të kompensohen”. /Lajmi.net/
12/06/2019 08:40 PM
12/06/2019 01:00 PM
12/06/2019 08:56 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë